Pas ndarjes Loredana dhe Mozzik bien dakord! Çifti merr këtë vendim për Hanën e vogël!

Pas ndarjes, Loredana dhe Mozzik janë fokusuar te muzika dhe kanë premtuar projekte të reja, pavarësisht se anuluan koncertin e përbashkët që kishin planifikuar.

Por pas dore nuk kanë lënë gjënë më të rëndësishme, vajzën e tyre të vogël, për të cilën do të kujdesen së bashku.

Madje ata kanë marrë një vendim për llogarinë e Hanës në Instagram në të cilën ka pasur disa ndryshime së fundi.

Llogaria menaxhohej vetëm nga Loredana por tashmë, biografia e saj është përditësuar duke shtuar edhe babin Mozzik.

Duket se ish-çifti do të vijojë secili me postimet e veta të fotove dhe videove nga momentet që kalojnë me vajzën e tyre.

Share With:
Translate »
572 Views