Në pritje të ëmbël: Këngëtarja shqiptare tregon barkun e rrumbullakosur në klipin e ri
Ka vetëm pak ditë që është bërë e ditur se këngëtarja Yllka Kuqi është në pritje të ëmbël. Pas 8 vitesh martesë, Yllka dhe bashkëshorti i saj do bëhen prindër për herë të parë.

Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, këngëtarja shfaqet gjithmonë me veshje të gjera për të mbuluar barkun pasi lajmin e ëmbël Yllka ka vendosur ta konfirmojë në një moment tjetër.

Megjithatë në videoklipin e saj të fundit, nuk ka kaluar pa u vënë re fakti se këngëtarja është shfaqur me një këmishë të gjerë të bardhë, por barku i rrumbullakosur duket qartë


Kënga e re e Yllkës është baladë dhe mban titullin “Qysh ke mujt”.