Ditëlindja më e veçantë e Fatmës, moderatorja nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur

Ditën e sotme moderatorja e ëmbël e ekranit, Fatma Methasani feston ditëlindjen.

Ajo mbush 25 vjeç dhe sigurisht që kjo është ditëlindja më e veçantë për të.

Këtë vit ajo feston me barkun e rrumbullakosur dhe ndjesinë më të bukur në botë.

Në Instagram-in e saj Fatma ka publikuar një foto me numrin 25 në duar dhe një buqetë të madhe me lule.

Por sigurisht që vëmendjen më të madhe e ka marrë barku i saj.

Fatma si rrallë herë nuk e ka fshehur barkun dhe ai tashmë i duket mjaft qartë.

Moderatorja ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret.

Share With:
Translate »
505 Views