Mami Sara dhe babi Ledioni nuk kanë pse të shqetësohen, London e ka zgjedhur që tani ”rrugën” e jetës | Video
Thuajse tre javë më parë, familjes së bukur të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços iu bashkua një engjëll i vogël i cili ndonëse i lindur para kohe e vetëm 2.9 kg, zbukuroi jetën e dy prindërve të rinj, por edhe vëllaçkos së madh Londonit. Ky i fundit shfaqej i buzëqeshur vesh më vesh në foton me beben e porsalindur. Por edhe pse gjithë vëmendja e prindërve është e përqendruar tek më i vogëli i shtëpisë, Romani, London nuk mungon në rrjetet sociale të mami Sarës. Kjo e fundit ka postuar sot një video në Instastory, ku vogëlushi trevjeçar shfaqet duke luajtur në piano e duke kënduar njëkohësisht.
London e ka marrë aq seriozisht këtë moment, sa nuk denjon të kthejë kokën pas ndërkohë që mami Sara e filmon. I përqëndruar dhe me gishtat e tij të vegjël të vendosur mbi piano, duket si një pianist i vërtetë. Në sy bie dhoma e vogëlushit me një kënd librash dhe lodrat sigurisht që nuk mungojnë. Nuk e dimë nga e ka marrë talentin i vogli, por nëse vazhdon kështu do të bëhet një artist i madh.
Babi i tij Ledioni, para se të merrej me prezantin provoi veten në muzikë në ”Poleposition” edhe pse u tërhoq shpejt, ndoshta London e çon deri në fund rrugën e artit.