Koha e “eksperimenteve” mori fund, Egla Harxhi ka vendosur ta rrisë e vetme të birin

Kush nuk ka dëgjuar për marrëdhënien treshe të ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhit. E lidhur fillimisht me fotografin e njohur francez Alexandre de Basseville, romancë së cilës iu shtua edhe Alesia, Egla shkaktoi jo pak zhurmë për mentalitetin shqiptar.

Egla u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Luxifer dhe duket se ardhja e tij ndryshoi shumë gjëra për çiftin. Ish-miss Shqipëria është zhvendosur kohët e fundit në Tiranë dhe partneri i saj nuk i është bashkuar asaj dhe të birit. Kjo gjë ka shtuar dyshimet se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Egla në një intervistë për “Story.al”. Ata të dy madje nuk do të bashkëpunojnë për asnjë projekt që kishin menduar ta realizonin në Shqipëri. “Jo, s’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj”,-është shprehur Egla.

Share With:
Translate »
574 Views