Reagon i ati: Alvini është ende në kamp, lajmi për lirimin e tij i rremë

Ditën e sotme, babai i Alvin Berishës, djalit shqiptar që ndodhet në kampin Al Hol, ka mohuar se i biri është liruar. Në disa komente të bëra në Facebook, në faqen e  Bedri Elezit, ai thotë se lajmi nuk është i vërtetë, teksa pohon se ai është ende duke u marrë më këtë çështje,.

“Alvini është akoma në kamp e vuan atje akoma. Lajmi është fals. Ju lutem mos jepni lajme false.

I dëshpëruar, më tej në komente, Afrim Berisha thotë që Zoti t’ua çoj atyre që përhapin lajme të tilla vuajtjet e Alvinit në kamp.

Share With:
Translate »
459 Views