Fitoi me hile 2.3 milionë euro në video-lojëra, por lotët e adoleshentit tronditën rrjetin

Britaniku që u bë viral kohët e fundit pasi e kishin përzënë përjetë nga loja “Fortnite”, përveçse kishte mbledhur rreth 2.3 milionë euro nga ajo lojë, kishte blerë dhe një vilë luksoze në Hollivud të SHBA-ve, ku jetonte me shokët e prej ku luante lojërat.

17-vjeçari u dënua përjetësisht nga Epic Games, krijuesit e “Fortnite”, pasi ai vetë postoi një video ku tregonte se si përdorte “aimbot”, hile që e ndihmonin të fitonte lehtë ndaj armiqve.

Ai postoi një video në të cilën kërkonte falje dhe qante për dënimin që kishte marrë. Mamaja e tij gjithashtu tha në një intervistë që masat kundër lojtarëve ishin të rënda, pasi ai bëri një gabim e duhej falur.

Me 2 milionë ndjekës në Youtube e Twitch, të ardhurat e tij nga reklamat ishin shumë të mëdha. Vetëm muajin e shkuar kishte bërë gati 32 mijë euro, ndërsa vetëm videoja ku doli duke qarë i dha mbi 20 mijë euro.

Share With:
Translate »
510 Views