Historia e vogëlushit shqiptar në kampin e Sirisë: “Më solli babi, nuk di ku është”

Ndonëse ka 7 vite në Siri, ky djalosh flet ende shqip dhe nuk e ka humbur për asnjë çast buzëqeshjen.

Prej gati 7 muajsh atë e kanë çuar në kampin Al Hawl dhe ai as vetë nuk e di si ka përfunduar aty.

Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”. Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS.

Në këtë kamp para disa ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili për fat të mirë ka mundur të shpëtojë.

Por jo të gjithë kanë fatin e mirë të tij, prandaj ka ende fëmijë që vuajnë nën terrorin e luftës.

 

Share With:
Translate »
578 Views