Ndryshimi mes “burrave me fëmijë” dhe baballarëve të vërtetë
Ka burra me fëmijë që thonë: “jam me vonesë se kam futboll” dhe ka baballarë që “shpresojnë të kthehen shpejt në shtëpi”.
Ka burra me fëmijë që thonë: “sonte kam lojën në TV” dhe ka baballarë që thonë:”a do të shohim një film vizatimor së bashku?”.
Ka burra me fëmijë që thonë: “më në fund është fundjavë dhe unë mund të pushoj” dhe ka baballarë që thonë: “më në fund është fundjavë dhe ne mund të jemi bashkë”.
Ka burra me fëmijë që kthehen nga puna të cilët “janë të shkatërruar” dhe ka baballarë që thonë:”sa më keni munguar”.
Ka burra me fëmijë që kanë nevojë për një mbiemër që të ndjehen si baballarë, dhe pastaj ka baballarë që kujdesen për fëmijët e tyre edhe nëse ata kanë një mbiemër tjetër.
Ka burra me fëmijë që tmerrohen të bëjnë gjërat “e nënave” dhe pastaj ka baballarë që ndotin duart dhe rrobat e tyre me “të vjellat” e fëmijêve…
Bota është e ndarë midis burrave që thjesht “vendosin” dy spermatozoide dhe baballarëve të cilët ZGJEDHIN të jenë pjesë e jetës së fëmijëve të tyre.