“Askush s’pastron shtëpinë apo bën seks çdo ditë”; postimi i sinqertë i një mamaje

Të jesh prind është e vështirë, të gjithë e dimë. Ajo që e bën më të vështirë është se kur humb vëmendjen për veten fillon të dyshosh nëse je apo jo në gjendje t’ia dalësh.

Mund të jetë e lehtë të biesh në grackën e dyshimit, duke pyetur veten pse për të tjerët është kaq e lehtë, kurse ti po lufton dhe po lodhesh që fëmijët e tu të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm, marrëdhënia në çift të jetë e kënaqshme, puna e familja të jenë të jenë të lumtura.

Laura Mazza, një grua e re australiane me origjinë nga Italia, ka ndarë përvojën e saj si nënë në blogun ‘Mum on the Run’.

Pas lindjes së djalit të madh, Luca, ajo ka luftuar me depresionin post parfum. Ndihej vetëm, konfuze dhe kështu vendosi të hapte blogun e saj për t’u konsultuar me nënat që gjendeshin në të njëjtën situatë.

Së fundi, një postim i saji është bërë viral. Ajo i përgjigjej komentit të njërës prej ndjekëseve të saj ku e pyeste se si ia dilte me tre fëmijë.

Njerëzit më thonë shpesh “Nuk e di si ia del të bësh gjithçka me tre fëmijë. Nuk bëj dot asgjë edhe me një”. Nuk do të ndalem kurrë së thëni se me të parin është gjithçka më e vështirë. Asnjëherë nuk kam qenë më e stresuar dhe mërzitur në jetën time. Po, me tre fëmijë është e vështirë. Por të hysh në mëmësi për herë të parë është si një tornado që të rrotullon së brendshmi dhe të flak jashtë. Ato ditë janë më të vështirat.
Ajo që di është kjo: disa ditë do të bësh dush, disa të tjera do mbash erë të keqe. Në disa ditë do të ndihesh e bekuar që ke provuar gëzimin e mëmësisë, disa të tjera do të urresh veten që e ke dashur aq shumë. Të dyja këto emocione janë Ok dhe nuk ju bëjnë një nënë të keqe.
Të marrësh një babysitter, të flesh, t’ia japësh fëmijën partnerit sikur të ishte një top futbolli apo ta vendosësh në shtratin e tij të sigurt ndërsa merr pak kohë për veten, është ok. Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm. Kujdesi për veten tënde është i rëndësishëm. Nuk është e nevojshme të ezaurohesh për të qenë një nënë e mirë. Nuk duhet ta humbasësh. Askush nuk e pastron shtëpinë çdo ditë. Askush nuk bën seks çdo ditë. Askush nuk ka gjithçka. Mos u demoralizoni dhe mos u grindni. Nuk jam zënë kurrë me burrin tim aq shumë sa në atë periudhë dhe nëse po ju ndodh edhe ju, do të kalojë. Askush nuk ka gjithçka. Mos u demoralizoni dhe mos u grindni. Nuk jam zënë kurrë me burrin tim aq shumë sa në atë periudhë dhe nëse po ju ndodh edhe ju, do të kalojë.  Do të rigjeni paqen, ju premtoj.

Kështu që nuk e di se si ia dal me tre fëmijë dhe nuk e di se si ia bën ti me një, por fakti është që po e bëjmë dhe po e bëjmë mirë. Ti je e pabesueshme. Përmes lotëve, pelenave të mbushura, hapave të para, ti je e pabesueshme. Për ta, ti je një mrekulli. Për ta, ti je gjithçka.
Në të vërtetë e shkruajta këtë postim sepse dikush më kishte dërguar mesazhe të këqija në përgjigje të një postimi që shkruajta lidhur me depresionin disa javë më parë. Personi në fjalë më pas më kërkoi falje duke më thënë që kishte kaluar një ditë të keqe dhe se postimi im i kishte shkaktuar ‘grusht shteti’. Pasi shkëmbyem disa mesazhe, kuptova që ajo ishte një nënë  që po përjetonte depresion pas lindjes dhe mendova të shkruaja një mesazh që mund t’i ngrinte lart moralin. Më kujtoi kohërat e këqija që përjetova pas lindjes së fëmijës tim të parë dhe mendoj që çdo grua e cila është bërë nënë për herë  të parë, po bën gjithçka shkëlqyer.

Share With:
Translate »
606 Views