Ja çfarë bën Joni, ndërkohë që Arbana firmos autografet për librin e saj!
Pasi bëri namin me shitje në Panairin e Librit, Arbana Osmani, ka ndërmarrë një tur në të gjithë vendin, për librin e saj më të ri “Receta për 5 minuta”.

Pas vizitës në Kosovë, Shkodër, Kavajë, Fier e Vlorë, sot ishte radha e Korçës.
Përveç Eduardit që e ka shoqëruar në çdo qytet, në Korçë, bashkë me to, ishte edhe djali i saj, Joni.

Por çfarë bën ai ndërkohë që mami është e zënë duke dhënë autografe? Një shëtitje, me makinën e tij në pedonale për qejfin e vet. Aq i qetë, i gëzuar që po shijon ditën, Arbana nuk rezistoi pa e publikuar këtë video kaq të këndshme.