Dy vëllezër kosovarë nën rrënojat e një pallati në Durrës
Këto janë pamjet e një pallati të shembur në lagjen numër 13 në plazhin e Durrësit.
Dyshohet se nën rrënoja ndodhen dy vëllezër nga Kosova.
Ata kanë komunikuar me të afërmit e tyre pas lëkundjeve të tërmetit.
Ndërsa po punohet për nxjerrjen e tyre nga rrënojat, raporton gazetarja Sonila Musaj.