Historia e trishtë e dy vëllezërve nga Kosova, kjo nuk është tragj edia e parë në familjen e tyre

2 vellëzër nga fshati Livoçi i Gjilanit fatkeqesisht nuk janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e hotelit në Durrës. Shemsedin dhe Isa Abazi kishin ardhur në Durrës mëngjesin e së hënës dhe ky udhëtim drejt Shqipërisë ka rezultuar fatal për dy vëllezërit nga Kosova. Të dy vëllezërit kishin ardhur në Durrës, sepse herë pas here kryenin punë si mekanikë. Ata do të qëndronin disa ditë në Shqipëri, por fatkeqësisht nuk ia kanë dalë të nxirren të gjallë nga rrënojat.

Në fakt, për familjen Abazi kjo është një tragjedi e madhe pasi kanë humbur dy djemtë e tyre, Shemsedini 32 vjeç dhe Isaja 29. Ata kanë lënë pas, njëri 4 fëmijë dhe tjetri 2. Kjo nuk është tragjedia e parë që ndodh në familejn e tyre. 7 vite më parë familja Abazi ka humbur edhe një djalë, të cilin e kanë vrarë me thikë në pishinë. Familjes Abazi tashmë i ka mbetur vetëm një djalë dhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Share With:
Translate »
560 Views