Shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm

Tërmeti i fuqishëm që shkatërroi Shqipërinë ditën e djeshme e ka çuar në 31 numrin e viktimave.

Vetëm pak më parë është gjetur i pajetë çifti Gregu, djali i të cilëve doli i gjallë mëngjesin e sotëm nga rrënojat, por humbi jetën më pas.

Sipas “Report TV”, numri i viktimave sapo ka arritur në 31, ndërsa numërohen plot 650 të plagosur, disa prej të cilëve janë ende në rrezik për jetën.

Gjithashtu, një nga ndihmat më të çmuara të këtyre ditëve ishte qeni i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i cili me anë të nuhatjes së tij ka arritur të shpëtojë jetë njerëzish.

Share With:
Translate »
1167 Views