“Teta të lutem më ndihmo…” Gruaja tregon tmerrin: Isha e pafuqishme
Shume jetë të shuara, plagë të hapura dhe dhimbje pafund. Fëmijë që tregojnë tmerrin e 26 nëntorit.
“Ajo natë që ra tërmeti na është fiksuar shumë. Nuk hyjmë dot në shtëpi nga frika”
Trishtimi ka kapluar çdokënd që ka gjak shqiptari, por jo vetëm. Per Ora News banorët e Thumanës tregojnë tmerrin dhe pafuqinë që panë atë natë të zezë te 26 Nëntorit.
“Të gjithë ishin nën gërmadha, të gjithë pa përjashtim nën gërmadha. Duke ecur, ishte një komshi, gjyshja me nipin e vet edhe kërkonte ndihmë nipi i asaj gruas, një fëmijë 7 vjeç. Teta më ndihmo, të lutem teta më ndihmo….nuk kisha çfarë ti bëja, ishte i bllokuar me beton. Thamë se u hap toka dhe u fut pallati brenda. Jam 65 vjece dhe atë tmerr nuk e kam parë. Kur ti futemi varrit do ti harrojmë”
I pafuqishëm për të ndihmuar të tjerët është ndjerë edhe ky banor i Thumanës
“Tepër i pafuqishëm. As në luftë nuk kanë ndodhur këto”
E marta e 26 nëntorit do të kujtohet tanimë si një ditë e ngjyrosur zi, pasi dëmet e tërmeteve të njëpasnjëshme qene shkatërrimtare dhe prenë në mes jetën e shume të pafajshmëve.