Babi u kërkoi ndihmë, të famshmit e Hollywood bëhen bashkë për vogëlushin bullizt

Të famshmit e industrisë së Hollywood i janë bashkuar një kauze të rralë të një djali i cili u bë viktimë e bulizmit. Djaloshi i quajtur Ollie festoi ditëlindjen e tij të 9-ë ndërkohë që ngacmohej nga djem të tjerë të shkollës, të cilët shkruan në Twitter se ditëlindja e tij do të shndërrohej në një katastrofë e vërtetë. I prekur nga fjalët e djemve i ati i Ollie u hodh në Twitter për të postuar disa statuse ku u kërkontë miqve të tij ndihmë për ta bërë ditëlindjen e djalit të tij sa më të bukur. Një zinxhir miqsh arritën të kontaktonin Russell Crowe, Monica Lewinsky dhe personazhin vizatimor Skeletor. 3 personazhet e famshëm kanë uruar në Twitter djaloshin e vogël ndërkohë që kanë ekspozuar dëmet mendore që bulizmi shkakton tëk një i mitur. Së bashku me ta qindra personazhe të tjerë të fashmëm i janë bashkuar kësaj kauze dhe urimet për Ollie u bënë virale për një kohë shumë të shkurtër duke tërhequr vëmendje mediatike në vende të ndryshme të botës.

Share With:
Translate »
784 Views