Kim Kardashian publikon foton më të ëmbël të djalit për ditëlindje dhe i bën një dedikim special
Ditën e sotme djali i Kim Kardashian dhe Kanye West feston 4-vjetorin e lindjes. Ashtu si çdo herë tjetër nuk mungoi një urim special nga Kim për djalin e saj më të madh. Ylli i televizionit ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të vogëlushit, që dallohet për kaçurrelat e tij dhe buzëqeshjen e ëmbël. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj sa shumë e dua buzëqeshjen dhe kaçurrelat e tua Saint! Ti i jep shumë lumturi shpirtit tim. Ti je shumë i sjellshëm, i dashur dhe i ëmbël. Jam shumë e lumtur sot për ditëlindjen tënde të katërt dhe që po festojmë se sa shumë je rritur ti. Gëzuar ditëlindjen i ëmbli im Sainty”, ka shkruar Kim në një postim në ‘Instagram’.
Nuk munguan urimet dhe nga familjarë të tjerë të familjes Kardashian, duke qenë se Saint është edhe një nga të preferuarit e tyre. Kris Jenner përveçse e ka uruar publikisht, ka postuar në rrjete sociale disa foto të vogëlushit që nga lindja e tij e deri në ditët e sotme.
Kujtojmë se përveç Saint, Kim dhe Kanye janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, North, Chicago, Psalm.