Tërmeti, bashkëshortja e ambasadorit turk surprizon fëmijët e strehuar në Shëngjin

Dashuri e solidaritet!

Lodra dhe gëzim!

Fëmijët e strehuar në Shëngjin pas tërmetit të 26 nëntorit kaluan një ditë ndryshe!

Një festë e veçantë u organizua për ta nga bashkëshortja e Ambasadorit turk në Shqipëri e shoqëruar nga konsullja e Nderit e Republikës së Kosovës në Vlorë.

Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortja e Ambasadorit Turk: Ne duam që të shikojmë lumturinë e këtyre fëmijëve që janë prekur nga tërmeti. Ndaj ne do tu jemi gjithmonë në mbështetje me miqtë tanë shqiptarë krah më krah. 

Mbështetje për të harruar momentet e vështira por dhe premtime për të ardhmen u dha Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortja e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yöruk

Ayşegül Erdal Yörük, bashkëshortja e Ambasadorit Turk: Fëmijët e vëllezërve tanë shqiptare janë si fëmijët tanë. Ne duam që ata gjithmonë të kenë buzëqeshje.

Me udhëzim të presidentit turk dhe nën drejtimin e zonjës së Ambasadorit Yöruk të gjitha institucionet, organizatat dhe bizneset turke që veprojnë në Shqipëri kanë qenë në mbështetje të të prekurve nga tërmeti.

 “Nën drejtimin e zonjës së Ambasadorit turk, bashkë me bashkëshortet tona u jemi gjendur pranë fëmijëve që janë prekur nga tërmet. Nuk do ti harrojmë këto momente vëllazëruese”

Në krye të nismave qëndrojnë gratë dhe gjuhën e dashurisë e solidaritetit e kanë gjetur edhe me bizneset pjesë e dhomës turko shqiptare të tregtisë

Eni Xheko, Zv kryetare e Grave Sipërmarrëse, Dhoma Turke: Falë edhe ndihmave të ambasadës turke, por jo vetëm në do të shkojmë aty ku të mundemi.

Këta fëmijë kanë humbur shumëçka e disa kanë kaluar momente të vështira.

Ndaj aktivitetet të tilla sipas psikologëve janë receta më e mirë për tu dhënë shpresë dhe për tu rikthyer gëzimin në jetë

Një ditë ndryshe, që solli gëzim në sytë e fëmijëve dhe një premtim se këto gra do të jenë gjithmonë pranë tyre.

Share With:
Translate »
465 Views