I premtuan shtëpi të re, Rama i jep çelësat Momë Hides, momenti emocionues
Gjyshja Hide Lami ka marrë sot çelësat e shtëpisë së re. Nga tërmeti i 21 shtatorit shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rëndë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u kishte premtuar shtëpi të re dhe premtimi është mbajtur. Sot 5 anëtarët e kësaj familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re.

Kryeministri Rama, kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe biznesmeni Luan Bregasi i dorëzuan sot çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes, Hide Lami. E emocionuar ajo i falenderoi që arritën të bënin realitet ëndrrën.

Veliaj informoi se janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para. “Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël. Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga nje shtepi qe po bëhen nga e para dhe që përfundojnë para vitit të ri”, u shpreh Veliaj.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, Kashar – Hapen dyert e 50 shtëpive të reja pas goditjes së shtatorit😊 Puna vazhdon për të sistemuar çdo familje që ka humbur strehën pas atij tërmeti🏡Besim dhe Durim🙏https://e-albania.al/dhuro/
Posted by Edi Rama on Saturday, December 7, 2019