Brad nuk mund t’i rregullojë marrëdhëniet me fëmijët e tij, ja se si do i kalojë ai Krishtlindjet e këtij viti

Marrëdhënia e aktorit të njohur, Brad Pitt me fëmijët e tij ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Së fundmi duket se Brad do t’i kalojë Krishtlindjet me tre fëmijët e tij më të vegjël, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Burime pranë ‘UsWeekly’ kanë bërë të ditur se tre fëmijët e tjerë të tij, Pax, Zahara dhe Maddox nuk gëzojnë një marrëdhënie të mirë me të, ndërsa ky i fundit nuk e quan Pitt babain e tij.

Kujtojmë se Maddox u shoqërua për në universitet vetëm nga mamaja e tij, Angelina Jolie, duke theksuar kështu mungesën e raportit me Brad. Pavarësisht gjithë problemeve, aktori shpreson të kalojë një mbrëmje sa më të gëzueshme me të vegjlit e tij.

Share With:
Translate »
454 Views