Kalzoni me qepë dhe patate, receta që e duan si fëmijët dhe të rriturit

Brumi i tyre nuk ka maja, por shumë pak sodë dhe duke qenë krokant është
ideal edhe për receta të tjera si strudel ose tarta rustike.

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN: 500 g miell semola ose 250 g miell tipi 00 + 250 g miell semola, 50 ml vaj ulliri, ¼ lugë e vogël sodë buke, 1 lugë e vogël kripë e imët, 100 ml ujë i vakët ose derisa të kemi një brumë që nuk ngjitt.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN: 2 patate të mëdha të ziera me
lëkurë pasi të jenë ftohur dhe qëruar, 2-3 qepë mesatare të bardha kripë e piper sipas nevojës,2-3 lugë vaj ulliri.
PËRGATITJA E MBUSHJES: Qërojmë qepët, i presim shumë hollë dhe i shtojmë në tasin ku kemi patatet bashkë me 2-3 lugë vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës. I lëmë mënjanë të marinohen me njëra-tjetrën.

PËRGATITJA E BRUMIT: Në një tas hedhim miellin, sodën me sitë, kripën, vajin dhe ujin pjesë-pjesë sipas nevojës, derisa të kemi një brumë që nuk ngjit. E punojmë me dorë për 5 minuta. E ndajmë brumin në 6 topa, të cilët i mbulojmë me një pecetë dhe i lëmë të pushojnë 1 orë. Pas kësaj kohe ndezim furrën në temperaturën 180°C. Hapim petën, jo shumë hollë, me petës
e pak miell. Mbushim secilën në mes me mbushjen që përgatitëm, e palosim sipër dhe i mbyllim anët me pirun që mbushja të mos dalë. I vendosim në tavën e furrës ku kemi shtruar letër furre, i shpojmë sipër me pirun në disa vende, i lyejmë me furçë me pak vaj ulliri dhe i spërkasim me kripë e piper. I pjekim për rreth 25/30 minuta. Konsumohen të vakëta.

Share With:
Translate »
520 Views