“Familja mbi gjithçka”, Granit Xhaka dhe Leonita zbulojnë portretin e ëmbël të vajzës
Granit Xhaka u bë për herë të parë baba rreth dy muaj më parë.
Bashkëshortja e tij Leonita solli në jetë vogëlushen e pagëzuar me emrin Ayana.
Dhe për herë të parë, çifti publikoi një foto të portretit të vajzës së tyre.
“Familja mbi gjithçka,”– shkruajtën Graniti dhe Leonita në fotot e publikuara.
Ndërkaq futbollisti i bëri edhe një dedikim emocionues bashkëshortes: “Falemiderit që je nëna më e mirë që do mund të doja për Ayanan.”

