Pamje të rënda/ I kërkoi makinën shokut për një xhiro, ky është 17-vjeçari që humbi jetën prej shpejtësisë skëterrë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pak pas mesnatës mes të premtes dhe të shtunës në Gjirokastrës.

Në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë. Gjithashtu u raportua se i riu po i jepte makinës shpejtësi  skëterrë.

Ai quhej  Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër. Së fundmi detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë aksident tragjik.

Sipas informacioneve praprake nga policia automjeti nuk është në pronësi të 17- vjeçarit, por  ai ia kishte marrë atë borxh një shoku për të bërë xhiro.

Kurse në një foto të publikuar  shikohet se makina është shkatërruar plotësisht, aq sa është dashur  ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë të të riut.

Share With:
Translate »
642 Views