Ndodh e pabesueshmja, foshnja 8 muajshe në gjyq për borxhin 13.000 euro
Një gjyq i jashtëzakonshëm po zhvillohet në qytetin gjerman të Zwickau.
Një foshnje 8 muajshe është në gjyq për shkak të një borxh të trashëguar prej 13.000 eurosh.
Mila trashëgoi borxhin e gjyshit të saj dhe mund të dënohet për faturat e telefonit dhe abonimin në kanalin sportiv Sky.
E gjithë çështja filloi kur gjyshi i Milës, Roni ndërroi jetë në vitin 2018 dhe nëna e saj, Sophie Reinold, 19 vjeç, ishte gjashtë muajshe shtatzënë.
Ajo dhe i dashuri i saj refuzuan të paguanin borxhin e tyre pasi u thirrën në gjyq pas lindjes së vajzës. Ky vendim i tyre rezultoi me ftesë në gjyq për Milën, cila sipas ligjeve në fuqi kishte trashëguar borxhin.