Tentoi të rrëmbente foshnjën, ndalohet nga punonjësi i dyqanit

Një vajzë tentoi të rrëmbente një foshnjë në një dyqan në Spanjë ku më pas u ndalua nga njëri prej punonjësve.

20 vjeçarja me origjinë nga Bregu i Fidilshtë, iu afrua djalit të vogël ndërkohë që mamaja e tij nuk kishte vëmendjen dhe tentoi ta rrëmbente.

Ajo mori karrocën dhe iu drejtua daljes së dyqanit kur njëri prej punonjësve e pa dhe e ndaloi.

Mamaja e fëmijës e denoncoi rastin në polici e cila bëri të mundur arrestimin e saj.

Më pas 20 vjeçarja u dërgua në një spital psikiatrik ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Share With:
Translate »
470 Views