Shshsh… kjo është legjenda e bredhit të Krishtlindjes që çdo fëmijë duhet të dijë
Dikur ishte një druvar shumë i varfër që jetonte me familjen thellë një pylli. Në prag të Krishtlindjes, ata u ulën për darkë kur dëgjuan një trokitje në derë. Kur e hapën, para tyre qëndronte një fëmijë me rroba të grisura, i zbehtë dhe i uritur.
Druvari e futi brenda vogëlushin për ta ushqyer, edhe pse në tryezën e tyre s`kishte shumë ushqim. Më pas e shtriu në një shtrat të ngrohtë për t`u qetësuar. Ndërkohë që ashtu me barkun gjysmëbosh, druprerësi dhe familja falënderuan Zotin që kishin një strehë të ngrohtë e çati mbi kokë.
Në mëngjes u zgjuan shpejt nga një këngë e bukur që vinte nga oborri i tyre. Kur zgjatën kokën nga dritarja panë vogëlushin që një natë më parë kishin marrë në shtëpi. Ai nuk ishte më me rroba të vjetra, por me një veshje shumë të bukur.
“Unë jam fëmija i Krishtit dhe kjo është dhurata ime për ju”, i tha vogëlushi duke mbjellë një bredh të vogël në portën e tyre.
“Që nga kjo ditë, kjo pemë do japë fryte në Krishtlindje, aq sa ju do keni edhe për dimrin e ftohtë”, u tha fëmija i Krishtit.
Dhe nga dega u rrit një pemë e mbuluar me mollë ari dhe arrë argjendi. Kjo familje s`do ishte kurrë më e varfër.