Kurorë me biskota, për një darkë Krishtilindjesh të veçantë
Koha e përgatitjes – 30 minuta
Koha e pjekjes – 10 minuta
PËRBËRËSIT:
450 g miell
200 g gjalpë në temperaturë ambienti
100 g sheqer
200 g sheqer pluhur
1 vezë
1 bustinë vanilje
1 lugë e vogël kanellë
1/4 lugë e vogël xhenxhefil
1 majë luge kripë
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1 Në një tas përziejmë me dorë miellin, kanellën, sheqerin, gjalpin, vaniljen, kripën dhe vezën derisa të përftojmë një brumë homogjen.
2. Me petës e pak miell hapim një petë me trashësi 3 mm. E presim me forma biskotash në formë ylli ose atë që keni ju. I vendosim biskotat në formë rrethi dhe pak mbi njëra-tjetrën, në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe i pjekim për rreth 10 minuta.
/Nga Linda Fishta