Krishtlindje ekzotike, Ronaldo dhe famijla e tij na urojnë nga plazhi

Cristiano Ronaldo ka publikuar një fotografi  me partneren Georgina Rodriquez dhe fëmijët e tij, të cilën e kanë realizuar në plazh.

Viti që po lëmë pas nuk ka qenë në nivelin që jemi mësuar ta shohim superyllin portugez në karrierën e tij individuale.

Sidoqoftë, ai vazhdon të ketë një jetë personale të përmbushur me modelen spanjolle dhe fëmijët që është duke i rritur bashkë me të.

34-vjeçari ka zgjedhur që në ditët festive të pozojë nga plazhi së bashku me një babagjysh që e ka shoqëruar familjen e tij.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, krahas CR7 dhe Georginas, janë fëmijët Cristiano Jr, Eva, Mateo dhe Alana – ndërsa fotografia tashmë ka marrë pesë milionë pëlqime.

Share With:
Translate »
705 Views