Lindi pa sy dhe u braktis nga familja, foshnja gjen një shtëpi të ngrohtë për Krishtlindje

Një foshnje jetime e lindur pa sy tani ka një shtëpi të ngrohtë për Krishtlindje.

Djali 8 muajsh vuan nga një gjendje e rrallë, por është i shëndetshëm.

Pasi u braktis nga familja kishte shumë kërkesa për adoptimin e djalit rus, gjendja e të cilit u bë publike dy muaj më parë.

Zyrtarët e birësimit në Tomsk njoftuan të mërkurën se kanë gjetur një familje në Rusi që do i dhurojë dashuri dhe ngrohtësi.

Sasha tashmë ndodhet në shtëpi për të kaluar festat me familjen e re.

Nëna e djalit mësoi për gjendjen e Sashas kur ishte vetëm 31 javëshe shtatzënë.

Ajo nuk mund të kujdesej do për të ndaj e braktisi.

Sasha vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë të anophthalmisë SOX2, dhe lindi sy.

Vetëm tre raste të tilla janë regjistruar deri tani në botë dhe mjekët rus thonë se ai është plotësisht i shëndetshëm, duke u bërë unik.

Ai nuk do jetë kurrë në gjendje të shohë përgjatë gjithë jetës së tij.

 

Share With:



178 Views