Dhëndri ‘misterioz’ i Jozefina Topallit poston foton e parë të djalit me urimi për festat

Krishtlindjet janë festuar edhe në familjen e sapokrijuar të Megi Topallit dhe Angjelin Serreqit. Ka qenë ky i fundit, ai që ka publikuar një foto në rrjetin e tij social, me të dashurën e tij dhe djalin, Nikolla. “Gëzuar e përshumëvjet Kshnellat,”-shkruan dhëndri i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Lajmi se çifti ishte në një lidhje dashurie bashkë, u bë i njohur për publikun vetëm pasi Megi ishte në muajt e fundit të shtatzanisë. Partneri i Megit quhet Angjelin Serreqi, është nga Shkodra dhe ka studiuar në Universitetin e Padovas në Itali për Shkenca-kompjuterike.

Share With:
Translate »
660 Views