Letra e prekëse e 8-vjeçarit për nënën në parajsë: Kthehu se do ta ha gjithmonë brokolin

Një djalë vetëm 8-vjeçar ka thyer zemrat e mijëra njerëzve këto Krishtlindje pas publikimit të letrës së tij për nënën “në parajsë”. Ai i thotë nënës së tij: “Nuk do të jem më kurrë Harry i lumtur” dhe shton se do ta hajë gjithmonë brokolin dhe do të mbajë pastër dhomën e tij nëse ajo kthehet.

Letra shkatërruese që është bërë menjëherë virale u zbulua në qytezën e Netherton në Britaninë e Madhe ka përlotur shumë lexues. Në zarfin e letrës shkruhet: “Më kërkuan t’i shkruaj një letër dikujt që dua më shumë në 2019-ën. Do të doja t’i shkruaja nënës sime, por ajo ka vdekur. Mbase letra e gjen rrugën për të shkuar në parajsë”.

Daily Mail shkruan se nëna 8-vjeçarit, Kerrie ishte vetëm 34-vjeçare kur ndërroi jetë papritur për shkak të një iktusi në mars të 2019-ës. Nga vdekja e saj Harry nuk kishte mundur të shprehte ndjenjat e tij. Në letër ai i tregon nënës se si ishte shpallur “lojtari i ndeshjes” në futboll dhe se i mungonte darka e së dielës.

“Ndonjëherë të flas gjatë natës edhe pse ti nuk më përgjigjesh kurrë. Do të doja ta bëje. Nëse kthehesh do ta ha të gjithë brokolin dhe do ta pastroj dhomën time, nuk do të bëj budallain dhe do të të ndihmoj. Qaj ende çdo ditë, por nuk ia kam thënë asnjeri” – shkruan ai.

Rich, babai i Harry tha për Daily Mail“Kerrie ndërroi jetë papritur pas një iktusi. Harry u mbyll në vetvete. Nisi të mos ishte i vëmendshëm në shkollë dhe po hante përbrenda pikëllimin e tij. Mjeku më tha që ta dërgoja në një konsulent për fëmijë. Ai më tregoi se djali nuk dinte si të shprehte ndjenjat dhe të shkruante do t’i bënte mirë.

Do të ishte në dëshirën e tij nëse letrën do ia linte dikujt ta lexonte apo do ta hidhnim diku. Ishte një zgjedhje e Harry t’i shkruante nënës së tij. Ai më pyeti nëse unë e kisha parë më letrën, por ia shpjegova se engjëjt e kishin marrë për ta dërguar në parajsë. Fillimisht ai e kishte fshehur letrën në dhomën e tij të gjumit dhe unë nuk munda ta gjej.

Atëherë i thashë që duhet ta marrim dhe ta lëmë diku jashtë shtëpisë që ta merrnin engjëjt. Për këtë vendosëm ta linim në një park. Më pas vazhdimisht më pyeste nëse letra kishte shkuar në parajsë dhe më kërkoi të shkonim ta shihnim që një ditë më pas, por atje nuk gjetëm gjë.

Unë mendova se e kishte marrë ndonjë fëmijë tjetër ose pastruesi e kishte hedhur në kosh. Nuk shpresoja ta shihja më derisa pashë që e kishin publikuar online. Ishte vetëm një mënyrë për të ndihmuar Harry për të shprehur ndjenjat e tij dhe nuk ma mori mendja që do të prekte kaq shumë njerëz” – tha babai i 8-vjeçarit.

Pictured: Harry's heartbreaking letter to his mother, who died suddenly after suffering a stroke The youngster says in his letter that he still speaks to his mother even though he knows she cannot speak back to her

Share With:
Translate »
423 Views