Me produkte shtëpie: Ja si të shpëtoni fëmijën tuaj nga ftohja

Jemi në periudhën e dimrit dhe ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Kjo do të thotë më shumë sëmundje nëpër këmbë dhe më të prekurit janë fëmijët.

Më poshtë po ju tregojmë 5 mënyra si t’i shpëtoni fëmijët nga ftohja dhe të gjithë produktet i keni në shtëpi.

– Lëngu i ananasit

Lëngu i ananasit përmban një element të quajtur ‘bromelain’, i cili ka efekte të forta anti-inflamatore. Ky lëng ul mukusin në fyt dhe heq ftohjen

-Pecetë me xhinxher

Kjo recetë shumë e fuqishme është e thjeshtë për t’u bërë në shtëpi, por kujdes mos e aplikoni tek fëmijët me lëkurë të ndjeshme. Përzjeni pak miell, mjaltë, xhinxher dhe vaj ulliri. Mblidheni me një pecetë dhe vendosjani fëmijës 3 orë para se të flejë mbi gjoks.

-Kripë në shputën e këmbës

Ngroheni kripën në mikrovalë, por mos e nxehni shumë. Më pas lidheni me një fasho rreth këmbës së fëmijës, lereni derisa kripa të ftohet dhe më pas vishini çorape të ngrohta.

-Banjo me avull

Një banjo e shpejtë me avull mund t’ju ndohmojë të hiqni mukusin që është krijuar në fytin e fëmijës suaj. Hapeni ujin e nxehtë dhe lereni banjon të mbushet me ujë.

-Banane, ujë dhe mjaltë

Si fillim nxeheni ujin më pas hidhni bananen në të që të bëhet si pure. Masën lereni për 30 min. Më pas shtoni një lugë mjaltë.

Share With:
Translate »
510 Views