Jeni kuriozë ta dini? Ja si është marrëdhënia e Marinës me partnerin e Luanës

Ditët e para të Vitit të Ri, motrat Vjollca së bashku me partnerët e tyre kanë vendosur t’i kalojnë në Dubai.

Dy çiftet po kalojnë ditët perfekte nën dritat e këtij vendi dhe sigurisht nuk mund të mungonin fotot në rrjetet sociale.

Luana dhe Marina na kanë bërë zili me fotot e tyre dhe komentet kanë qenë të shumta.

Së fundmi në një foto të Marinës në sy bie komenti i ‘kunatit’ të saj, Krenarit.

Në foto Marina shfaqet mjaft seksi e veshur me fustan të zi dhe partneri i Luanës i shkruan: “Për pak me thy qafën”.

Komentit sigurisht i ka kthyer përgjigje Marina, e cila shkruan: “Mos ma qaj hallin”.

Epo duket se janë ndërruar vendet, pasi deri tani komentet më epike i shkëmbente Luana me Getoarin.

Share With:
Translate »
757 Views