Dikur nuk e afronte askush! Kiara Tito tregon për periudhën e vështirë të fëmijërisë

Ndonëse sot është ndër femrat më të përfolura, Kiara Tito dikur ka pasur një periudhë të vështirë.

 E ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Kiara ka treguar se kur ishte e vogël njerëzit nuk e afronin, ndërsa sot që është e suksesshme i janë afruar dhe madje i kanë kërkuar që të dalin në kafe.

“Kur kam qenë në fillore, kam qenë një tip i urtë dhe askush nuk më afronte tek rrethi i atyre që ishin më popullorët e shkollës. Ndërkohë unë kisha një besim të brendshëm tek vetja që një ditë do realizoja atë ëndrrën time në sirtar që ishte televizioni. E sot kësaj dite ata persona që ishin popullorë, janë kthyer tek unë dhe madje më kanë këkruar që të pimë edhe kafe e janë sjellë shumë më ndryshe se në kohën e atëhershme. Kjo gjë më ka lënduar të them të drejtën.  Unë kam qenë gjithmonë neutrale, si në fillim atëherë, por edhe në periudhën tani. Gjithmonë zgjedh të sillem mirë me njerëzit, jo për arsye që të dukem mirë me ta, por se nuk i dihet jetës se çfarë do ndodhi”, ka treguar moderatorja Kiara Tito.  

Share With:
Translate »
878 Views