Aktori i humorit tregon si ia “rrëmbeu” rolin në film djali i aktorit të njohur

Si shumë të tjerë edhe Visjan Ukcenaj është përballur me probleme gjatë karrierës së tij madje që dhe mund t’i jetë përplasur dera në fytyrë.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” ai shprehet se ka punuar fort për të qënë këtu ku është dhe se shumë mediokër që e kanë sulmuar dhe i kanë nxjerrë stërkëmbsha, nuk e kanë rrëzuar, por e kanë bërë të vrapojë.

Visjan Ukcenaj: Kam patur një rol në një film dhe ma hoqën. Zgjodhën të birin e një aktori të njohur.

Ester Bylyku: Po pse ta hoqën?

Visjan Ukcenaj: Sepse ai ishte i biri i një aktori të njohur! Isha në vitin e 3 në Akademinë e Arteve. Fitova një rol në filmin e një personi që nuk dua t’ja përmend emrin sepse është shumë i njohur dhe është burri i një ish-ministreje. Fitova rolin dhe punova shumë në audicion, e fitova, pak ditë para se të firmosja një kontratë, më thanë nuk ke më këtë rol, por rolin e një figuranti dhe unë e refuzova fare pastaj. Çdo pengesë që kam hasur në jetë, vetëm ma kanë forcuar vrullin. Sot jam këtu, kam lënë pas shumë nga këta mediokër të cilët më kanë sulmuar dhe në një farë mënyre më kanë nxjerrë stërkëmbsha të cilat nuk më kanë rrëzuar por më kanë bërë të vrapoj.

Share With:
Translate »
594 Views