Jetoi shumë pak si gjysh dhe sa keq! Rajmonda Bulku mezi gjen fjalët për humbjen e aktorit Xhevdet Feri

Me zërin që i dridhej dhe me fjalët që mungonin për lajmin e trishtë të humbjes së jetës të aktorit të mirënjohur Xhevdet Feri, aktorja Rajmonda Bulku tregon sesi e kujton artisnin për të cilin shprehet se e shijoi shumë pak momentin e të qenit gjysh.

Bulku tregon për “News 24” se, Feri po kurohej në Shqipëri nga sëmundja e rëndë dhe se ajo bashkë me kolegët janë të shokuar nga ky njoftim:

“Do doja mos të flisja kurrë për ketë brez edhe për këtë moshë kolegësh që po ikin. Nuk është se nuk e dija, por shpresoja se mund të ndodhte një mrekulli tani që u bë gjysh. Ndoshta forca e dëshirës për jetën e dashurinë dhe ndoshta një foshnje që po vinte në shtëpi. Jetoi shumë pak si një gjysh dhe sa keq. Ishim duke punuar kur na lajmëruan familjarët. Jemi të shokuar nga lajmi. E kam bashkudhëtar në filma, në shkollë, është një jetë e gjatë që kemi punuar, kemi qenë fëmijë. Jemi pak të lodhur nga këto vdekjet e bashkëmoshatarëve të miqve tanë. U bë pak si tepër dhe është shumë e dhimbshme”.

Çfarë na thoni diçka më shumë? Si e kujtoni?

Është aktor shumë i njohur dhe shumë i dashur, por si njeri si karakter. Gjërat më të mira, student i shkëlqyer me dhjeta, i devotshëm. Serioz, shumë i ditur, fjalët më të mira do thosha. Familjar, me Xhevdetin më vjen keq për familjarët, u shpreh ngushëllimet iu iku një njeri i shtrenjtë shoku, babai, bashkëshorti. Një aktor shumë i zgjuar, si aktor e njeh publiku sa i mirë ka qenë, por si njeri shumë i zgjuar.

Share With:



927 Views