Pasi dha miliona për familjet e viktimave të racizmit, reperi bën gjestin prekës për vajzën e George Floyd

Gianna Floyd është vajza e George Floyd, njeriut më të diskutuar këto kohë, që u vra nga policia si pasojë e racizmit. Gianna nuk është e panjohur, pasi daljet e saj në media s’kanë qenë të pakta dhe gjithashtu videoja, ku ajo thotë se i ati ndryshoi botën, ka bërë xhiron e rrjetit.

Mes gjithë tragjedisë që po përjeton familja Floyd, për Gianna-n ka një lajm të mirë. Reperi Kanye West është ofruar të paguajë shkollimin e 6-vjeçares.

Kjo nuk është e vetmja gjë që Kanye ka bërë për kauzën më të diskutuar së fundmi në Amerikë. Ai gjithashtu dhuroi 2 milionë dollar për shoqatat bamirëse që ndihmojnë familjet e Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe George Floyd, të tre të vrarë për shkak të racizmit.

Kanye iu bashkua edhe protestave në Chicago, ku ai planifikon të ndihmojë financiarisht bizneset e zotëruara nga njerëzit me ngjyrë.

Share With:
Translate »
579 Views