Gazi vë në gjumë të birin, por ka diçka që “nuk shkon” me ninullën e tij!

Në tetor të vitit që lamë pas aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, u bë baba për herë të parë.

Partnerja e tij Ira solli në jetë vogëlushin Dard, të cilin çifti është munduar ta mbajë sa më larg rrjeteve sociale dhe ende nuk e kemi parë portretin e tij.

Megjithatë, në Instagram nuk kanë munguar herë pas here foto nga momentet e ëmbla me vogëlushin, si ky i mbrëmjes së sotme.

Si një baba shembullor, Gazi është kujdesur sonte të vërë në gjumë të birin, të cilit i këndon edhe një ninullë.

Megjithatë, ka diçka që nuk shkon me ninullën e djalit!

Megjithëse është Gazi që po kujdeset për të voglin, po e vë në gjumë dhe po i këndon, ninulla sërish thotë “Fli bir i nënës” dhe heqja e meritave duket se aktorit nuk i pëlqen aspak.

“Dhe përsëri kënga thotë ‘fli biri nënës fli’”- shkruan Gazi krahas fotos së ëmbël babë e bir.

Kjo nuk është hera e parë që aktori e ndihmon partneren jo vetëm me të voglin, por edhe me disa punë shtëpie, duke marrë titullin “babai shembullor” në rrjet.

 

Share With:
Translate »
518 Views