Pse mësuesit duhet të ndryshojnë metodat e mësimdhënies
MËSIMDHËNIA E NXËNËSVE MUND TË NDIKOHET THELLËSISHT NGA PËRVOJAT E TYRE. KJO ËSHTË ARSYEJA PSE, SHPESH, BRENDA SË NJËJTËS KLASË APO LËNDË, DISA NXËNËS MËSOJNË MË LEHTË NDËRSA TË TJERËT SHFAQIN VËSHTIRËSI EDHE ME TË NJËJTIN MËSUES DHE NË TË NJËJTËN LËNDË.
Të marrësh parasysh mënyrat e ndryshme të të menduarit dhe të mësuarit të nxënësve, është e rëndësishme për të gjeneruar në to aftësitë e nevojshme për të metabolizuar informacionin që ata marrin. Inteligjenca efektive (Stenberg, 1997) bazohet në besimin se shumë nxënës nuk arrijnë një performancë që korrespondon me potencialin e tyre sepse metodat e mësimdhënies paraqesin ngurtësi dhe kufizime, ashtu si dhe metodat e vlerësimit. Në këtë pikë duhet të pyesim veten se sa shkolla e sotme me një didaktikë dhe një metodë tradicionale vlerësimi mund t’i plotësojë vërtet nevojat e të gjithë nxënësve? Kjo nënkupton që shumë nxënës pavarësisht se kanë aftësi për të pasur sukses pozitiv, penalizohen nga metodat tradicionale të vlerësimit.
Ndryshimi i mësimdhënies bëhet i domosdoshëm për të inkurajuar suksesin e atyre me aftësi të ndryshme. Në këtë drejtim, koncepti i “Inteligjencës Efektive” favorizon përdorimin e një grupi aftësish të nevojshme për të arritur suksesin në jetë, lejon çdokënd të njohë burimet e veta dhe t’i përdorë ato sa më mirë, në të njëjtën kohë të njohin pikat e tyre të dobëta, duke kërkuar mënyra për t’i kompensuar apo korrigjuar ato. Dhe së fundi, lejon të përshtateni me një mjedis, ta modifikoni atë ose të kërkoni për një tjetër. Gjithashtu, ndihmon për të gjetur ekuilibrin e duhur midis qëndrimeve tuaja: analitike, praktike, krijuese.
Suksesi në jetë mund të arrihet duke kërkuar një ekuilibër midis përshtatjes në mjedis dhe përpjekjes për ta modifikuar atë; kjo është ajo që del nga analiza e bërë përmes inteligjencës efektive.
Kur përpiqeni të përdorni një lloj mësimdhënieje që synon vlerësimin e inteligjencës efektive është e rëndësishme që: të jepni shembuj të shumë koncepteve që dëshironi, të përçoni një mënyrë të atillë që të stimuloni aftësitë e ndryshme të secilit nxënës dhe aftësitë e të gjithë nxënësve. Përmes prezantimit të shembujve konkretë, të gjithë nxënësit do të jenë në gjendje të gjejnë një lidhje me lëndët studimore.
Ndryshimi i metodave të mësimdhënies duke siguruar një spektër më të gjerë të opsioneve të veprimit në kryerjen e detyrave, studimeve apo testeve, bën që nxënësit të afrohen në disiplinat ndryshe; gjithashtu përpjekja për të inkurajuar ndërveprimin ndërdisiplinor mund të stimulojë qëndrime të ndryshme te individët, duke i shtyrë ata të zbatojnë këndvështrime të ndryshme. Kërkoni aty ku është e mundur të vlerësoni produktin e nxënësve bazuar në qëllimet që ata duan të shprehin në ese apo kërkime të caktuara për ta.
Të ndihmosh nxënësit për të shfrytëzuar burimet e tyre duke promovuar korrigjimin e pikave të tyre të dobëta, është një mënyrë për të kënaqur inteligjencën efektive. Për të optimizuar sa më mirë aftësinë e nxënësve për të pasur sukses, është e rëndësishme të punohet pikërisht në këtë koncept, duke vlerësuar rezultatet pozitive dhe duke u përpjekur të kuptojmë dobësitë, por me synimin e rritjes, duke promovuar tek ata që vetë-analizën e limiteve të tyre, që domosdoshmërish kalon edhe përmes sikleti i dështimit; vetëm atëherë ata do të kenë lëvizjen motivuese për ndryshim.
Fleksibiliteti është gjithashtu i rëndësishëm për nxënësit që të zhvillojnë aftësinë për të testuar veten dhe për t’u përfshirë në jetë.
Një mjedis i ngurtë mësimor ka tendencë të favorizojë ngurtësinë e mendimit te nxënësit. Kjo është arsyeja pse ambienti mësimor duhet të ndjekë evolucionin e shoqërisë, teknologjisë dhe metodave të komunikimit.
Shumë institucione dhe mësues e bëjnë tashmë këtë, duke u pajisur me mjete multimediale për mësimdhënie; por në shumë raste të tjera ekziston një idiosinkrezi drejt përdorimit të mjediseve virtuale dhe mjeteve për mësimdhënie.
Shpejtësia e transmetimit të informacionit, numri i madh i nocioneve dhe kanalet e shumta të përmbushjes, i bëjnë metodat klasike të mësimdhënies të vjetruara. Mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të përballen me të reja, me synimin e rritjeve sfiduese dhe për ta bërë këtë nxënës të ketë nevojë për mësues të motivuar, të cilët i stimulojnë ata për kuriozitete. Ashtu si mjedisi duhet të jetë i tillë që të stimulojë nxënësit të kuptojnë dhe përfaqësojnë këndvështrime të ndryshme nga të vetat, duke i stimuluar ata të veprojnë, duke i autorizuar dhe duke i inkurajuar ata të ndërmarrin rrezikun e gabimeve.
Si përfundim: të gjithë mësuesit janë në gjendje të edukojnë një inteligjencë efektive dhe duhet të përpiqen. Përmes kësaj metode mund të përmirësojnë mënyrën e tyre të mësimdhënies, duke favorizuar dhe lehtësuar mënyrën e mësimit të nxënësve, duke modifikuar pozitivisht tërë procesin mësimor.
Është koha tani për të ecur përpara, duke vepruar me metodat e mësimdhënies, duke i modifikuar ato dhe duke i përshtatur me motivime sociale dhe kulturore, por mbi të gjitha është e rëndësishme të edukohen në mençuri, dije dhe inteligjencë si dhe përmes edukimit efektiv të inteligjencës. Kjo është e mundur duke e transmetuar mësimin përmes aplikimit të njohurive për të mirën e përbashkët, duke prezantuar vlera etike pozitive, duke ndërthurur interesa personale, ndërnjerëzore, duke u përpjekur të modifikoni mjedisin ose të përshtateni me të në një ekuilibër të drejtë.
Për më shumë:
R.J. Sternberg, L. Jarvin, “Si të edukosh urtësinë, inteligjencën dhe krijimtarinë” në Psikologjia dhe Shkolla, N. 13, jan.-shk. 2011, pp. 14-23
Përgatiti Orjona Tresa/ Revista Psikologjia