‘Portokallishtja’ libri që trajton traumën e fëmijërisë, ju duhet patjetër në bibliotekën tuaj

Duke qënë se jemi në prag të Panairit të Librit, Kids’ Time do t’ju japë sygjerime të herëpashershme, për të bërë zgjedhje të zgjuara dhe për të kursyer para njëkohësisht.

Sot ju popozojmë librin më të ri nga Botimet Dritan, të titulluar ‘Portokallishtja’.
Pak mbi subjektin:

Vëllezërit binjakë Amed dhe Aziz jetojnë në hijen e qetë të portokallishtes së familjes së tyre. Po lufta që godet vendin ua ndryshon jetën përgjithmonë, kur një bombë vret gjyshërit e djemve. Gjaku duhet të shpaguhet me gjak. Dhe për të marrë hak për vdekjen e gjyshërve, një vëlla duhet të ofrojë sakrificën e mbrame. Vite më vonë, binjakut të mbijetuar – tashmë student i artit dramatik në Montreal – i jepet një rol që e detyron të përballet me të shkuarën. Autori Larry Tremblay, vetë aktor dhe regjisor, shtron pyetjen e vështirë: a mundet arti ta trajtojë në mënyrë të përshtatshme vuajtjen? Aktual dhe i pakohë, romani “Portokallishtja” përshkruan trashëgiminë e tmerrshme të luftës dhe pasojat e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Botimet_DRITAN (@botimetdritan)

Share With:
Translate »
45 Views