‘Shisja në treg me mamin’, Adrola Dushi rikujton të shkuarën dhe tregon punën e parë që ka bërë

E ftuar në “Pop Culture”, Adrola Dushi na ka njohur me atë anë të sajën për të cilën dinim shumë pak. Modelja e ka thënë gjithmonë se është me origjinë nga Rrësheni dhe se ka ardhur në Tiranë në moshën 18-vjeçare, por shumë pak kemi ditur si ka qenë jeta e saj në Rrëshen.

Ajo ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me qytetin e saj të lindjes dhe ka marrë shumë nga ai:

“E dashuroj atë vend, sepse kjo çiltërsia, thjeshtësia është nga ai vend shumë i vogël, por që është shumë i pasur. Ka shumë dashuri brenda.”

E pyetur si ka qenë fëmijëria e saj në Rrëshen dhe cila është puna e parë që ka bërë, Adrola ka zbuluar detaje që nuk i kemi ditur.

“Shkollë, punoja me mamin, kthehesha në shtëpi. Absolutisht asgjë! Kam dy vëllezër që më duan shumë dhe më ruajnë shumë. Isha një gocë ‘e burgosur’, kështu që nuk kam bërë asgjë, thjesht shkollë, punë, shtëpi”, -është përgjigjur ajo me të qeshur, duke shtuar: “Kam punuar që e vogël me mamin, shisja në pazar në Rrëshen.”

Dojna ka zbuluar se para se të bëhej Adrola e famshme, njerëzit e afërt e kanë thirrur atë, Ola. Por ku ndryshon Adrola nga Ola?

“Ka shumë ndryshim nga Ola e Rrëshënit, në Adrolën e Tiranës. Ola është ajo goca jashtëzakonisht shumë e thjeshtë, në çdolloj aspekti. Dhe me të vërtetë erdhi një moment që unë e urreja Adrolën, sepse më duhej të përshtatesha me disa gjëra. Duhet t’i bësh disa gjëra, sepse duhet t’i bësh! Por Olën e dua jashtëzakonsiht shumë, sepse Ola nuk e ka ulur kurrë kokën, ka qenë një gocë shumë krenare. Unë sigurisht që vazhdoj të jem e mirë, por kam bërë gjëra për Adrolën që s’jam ndjerë shumë mirë dhe them Ola vlen më shumë se Adrola”, -ka rrëfyer modelja.

Share With:
Translate »
529 Views