Almeda Abazi e uron me foton më të ëmbël të Tolgahan dhe Efehan ditën e baballarëve

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka zgjedhur ta urojë ditën e baballarëve me foton më të ëmbël të bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman me djalin e tyre të vogël në krahë.
“Gëzuar ditën e baballarëve gjithçka imja”, ka shkruar Abazi krah postimit ku nuk ka munguar dhe komenti i Tolgahan, i cili i ka shkruar poshtë një zemër të kuqe.
Kjo nuk është hera e parë që Almeda i dedikon fjalët më të ndjera partnerit të saj, pasi ajo ka ndarë shpeshherë foto të ndryshme duke treguar dhe emocionet e saj.
Kujtojmë se në një intervistë ekskluzive për ‘Revistawho.com’, Abazi ka treguar se Tolgahan është shumë i kujdesshëm ndaj Efehan dhe sëbashku po përjetojnë ndjesitë më të bukura të prindërimit.

Share With:
Translate »
506 Views