Edhe “hallet” e fëmijëve u zgjidhën! Kim i bëri urimin perfekt Kanye-t në ditën e baballarëve

Teksa e gjithë bota u karantinua për shkak të emergjencës Covid-19, bëri xhiron e rrjetit lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West nuk po shkonin mirë me njëri-tjetrin në karantinë.

Madje, u tha se marrëdhënia e tyre kishte shkuar deri në atë pikë sa çifti ishte drejt ndarjes.

Në mediat e huaja shkruhej se një prej shkaqeve të prishjes së marrëdhënies së tyre ishin fëmijët.

Duket se Kim dhe Kanye mezi e kanë menaxhuar kohën për t’u kujdesur për 4 fëmijët e tyre, mirëpo të gjitha problemet janë zgjidhur.

Ditë më parë, 39-vjeçarja tregoi se raportet e saj me Kanye-n janë perfekte, madje edhe “hallet” e fëmijëve përfunduan.

Me rastin e ditës së baballarëve, Kim ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto me reperin dhe fëmijët e tyre, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Gëzuar ditën e baballarëve babait më të mirë! Faleminderit që e bën jetën kaq argëtuese! Ti i mundëson fëmijëve tanë jetën më të shkëlqyer! Të dua shumë!”-janë fjalët e saj që lënë të kuptohet se mes tyre është gjithçka mirë e bukur”

Share With:
Translate »
477 Views