Për ata që e kthejnë ditëlindjen e fëmijës në një ‘dasmë’, merrni shembull nga Eva Longoria!

Nëse ka një trend që është përhapur më shumë në Shqipëri është që festat e ditëlindjeve të fëmijëve, të atyre që ende nuk e dinë ndoshta se çfarë është festa, të kthehen në një ‘dasmë’.

Një organizim ekstravagant, me veshje ekstravagante, ku shpenzohen shumë para dhe në fund që të bëhen shumë postime për në rrjetet sociale.

Dhe kjo është një nga gjërat që pikërisht media sociale ndryshoi në shoqëri: gjëra ekstravagante për t’i parë të tjerët dhe nuk mjaftohen me ato që na gëzojnë vërtetë.

Për ata që e kthejnë ditëlindjen e fëmijës në

Aktorja e njohur Eva Longoria tregoi se ajo që ka rëndësi është që të gëzosh me fëmijët dhe me njerëzit e afërt, në shtëpi ose jo, por me gjëra minimaliste, se në fund ta mbushë shpirtin veç dashuria.

Për ata që e kthejnë ditëlindjen e fëmijës në

Me një foto ku shfaqet me djalin Santi të veshur të dy me bluze të zezë, Eva ka zgjedhur të jetë natyrale, pa pikë makijazhi dhe flokët e kapur thjeshtë nxitimthi.

Torta për 2-vjetorin e vogëlushit, që me gjasë është përgatitur në shtëpi, duket se sa e gëzon Santi-n.

Për ata që e kthejnë ditëlindjen e fëmijës në

“Askush nuk më bën të qeshë sesa më bën ti”, shkruan aktorja.

Një shembull se gjithçka që ka rëndësi është të jeni bashkë dhe të vlerësoni si të gëzojmë njëri-tjetrin me gjëra të thjeshta. /Tirana Post

Share With:
Translate »
4254 Views