Tragjike/ Po e ndiqte policia, 20-vjeçari aksidenton për vdekje nënën dhe 3 vajzat e vogla

Një nënë dhe tre vajzat e saj Klara, 6 vjeç, Lilianna, 4 vjeçe dhe Mila, 1 vjeç kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me makinë në Toronto në Kanada.

Ato u përplasën nga një makinë që e ngiste një 20-vjeçar i cili i cili nuk i kishte ndaluar patrullës së policisë dhe kaloi semaforin me dritë të kuqe. Për momentin djali ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Nëna Karolina Ciasullo ishte mësuese fillore në shkollën katolike Isaac Jogues në Brampto.

Shkolla ka ngritur flamurin gjysmë shtize dhe ka bërë një deklaratë:

 “Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për burrin e saj, anëtarëve të tjerë të familjes, miqve dhe kolegëve. Si një komunitet i shkollës katolike, ne ofrojmë lutjet tona për familjen dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike”.

Share With:
Translate »
2797 Views