Kush janë 2 vajzat “misterioze” të Putin, jeta e bjondeve që u mbajt larg mediave

Zbulohen fotot sekrete të vajzave të presidentit rus Vladimir Putin, pjesë e një koleksioni privat.

Imazhet shfaqin Marian dhe Katerinën, të dyja nga martesa e parë e Vladimir Putin, kur ishin ende adoleshente, përpara se Putin të betohej si president në vitet 2000.

Prej vitesh, edhe pse pjesë e skenës politike, Putin është përpjekur që fëmijët e tij ti mbajë larg syrit të publikut, edhe pse sot janë mbi të 30-tat.

2 vajzat e tij jetojnë larg të atit, aq sa shumë rrallë shihen e mezi flasin me njëri tjetrin. Në foto ato shihen në ambientet e Kremlinit apo teksa luajnë bilardo me djemtë e Sergei Pugachev, një nga njerëzit në atë kohë më të besuar të Putin.

Në foto shfaqet edhe ish bashkëshortja e Putin, Lyudmila Ocheretnaya, prej së cilës u divorcua në vitin 2014.

Vajzat janë fotografuar herë në bibliotekën e Kremlinit, herë në festat e ndryshme të organizuara në Moskë

Sot, Maria 35 vjeçe ka një karrierë në kërkimet mjekësore dhe është martuar me një biznesmen gjerman dhe janë prindër tashmë, duke e bërë Putinin gjysh për herë të parë.

Ndërsa Katerina, 33 vjeçe, nga një balerinë, ka themeluar Agjencinë Artificiale Ruse. Ajo është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Moskës pasi përfundoi studimet në ndihmë të kozmonautëve dhe pilotëve, për tu orientuar vetveten kur janë në kushte të vështira.

Më herët ishte e martuar me miliarderin më të ri të Rusisë, Kirill Shamalov nga i cili u divorcua shpejt. Vajzat e Putin asnjëherë nuk janë konsideruar si “yje” të Moskës apo si vajzat e Putin, dhe ende sot në moshë madhore, Maria dhe Katerina nuk janë as biznesmene dhe as të përfshira në politikë.

 

Share With:
Translate »
453 Views