Shifrat ditore të COVID-19 nuk njohin ulje as sot

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19. Ndërkohë 68 raste të reja jane regjistruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se persona janë shëruar 47 persona, ndërsa vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Genta Qirjako Instituti i Shëndetit Publik

Posted by Edi Rama on Wednesday, July 8, 2020

 

 

 

 

 

Share With:
Translate »
483 Views