Del videoja me fjalët e fundit e Floyd: Thuaju fëmijëve të mi që i dua! | Video
Detaje të reja janë publikuar së fundmi për vdekjen e George Floyd, afro-amerikani i cili u vra barbarisht më 25 maj të këtij viti dhe i dha një shuplakë të fortë shtetit amerikan dhe racizmit.
CNN raporton se në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë me detaje të hollësishme momentet e fundit të jetës të 46-vjeçarit.
“Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.
Po ashtu, mësohet se ai u ka thënë oficerëve edhe se ishte ínfektuar nga Covid-19 dhe se ishte klaustrofobik.
Videoja ku Floyd i lutej policëve për ndihmë ka bërë xhiron e rrjetit dhe nxiti më pas edhe protestat e dhunshme në SHBA.