Kompania amerikane, arrin në fazën e fundit të provave për krijimin e një vaksine!
Ndërmarrja bioteknike amerikane Moderna, ka njoftuar se do të hyjë në fazën e fundit të provave klinike për vaksinën kundër Covid-19 më 27 korrik, duke u bërë kështu kompania e parë në botë që arrin këtë fazë. 30 mijë njerëz do të marrin pjesë në këtë fazë, ndërsa studimi pritet të zgjasë deri më 27 tetor. Kjo është kompania e parë që arrin këtë moment historik.

Megjithëse ky është lajmi i shumëpritur, ende ka shumë pikëpyetje për vaksinën. Ndonëse ishte parashikuar që afati i krijimit të një vaksine të ishte shtatori, tashmë kjo është e pamundur. Ekspertët thonë që në rastin më të mirë, një vakinë mund të jetë gati në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.