E rëndë! Me plagë në fytyrë dhe trup, gjendet e vdekur 16-vjecarja shqiptare
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Trikala të Greqisë. Një 16-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia.
Policia greke, fillimisht dyshoi se ishte një grua 30-vjeçare greke, por nga hetimet rezultoi se trupi i përkiste të miturës 16-vjeçare.
Njoftohet se ajo është gjetur me plagë dhe dëmtime të rënda në trup edhe fytyrë, por ende nuk është zbardhur ngajrja e plotë. Policia helene dyshon për akt të rëndë kriminal.
16-vjeçarja jetonte në Trikala me familjen. Shokët dhe familjarët e saj janë marrë në pyetje nga policia.
